Xavi: Napoli, një rival i nivelit të Championsit

PUBLIKUAR

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez. ka folur rreth shortit të UEFA Europa Leagues, ku ekipi i tij do të përballet me skuadrën italiane, Napolin.

Në shortin e hedhur gjatë ditës së sotme, Barcelona në Evropa Ligë do të ketë Napolin përballë në të tetën e finales, shkruan Gazeta Express.

Spanjolli deklaroi se Napoli është rival i nivelit të Ligës së Kampionëve.

“Napoli është një rival i nivelit të Champions League, do të na kushtojë por kanë mbetur edhe dy muaj dhe shpresojmë të arrijmë në një moment më të mirë të formës”, deklaroi Xavi.

Barcelona u eliminua nga Liga e Kampionëve, duke u renditur e treta në grup, me ç’rast siguroi vetëm kualifikimin në fazën e nokautit në garën e dytë më të rëndësishme evropiane, Evropa Ligë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...