Xavi kërkon treshen e sulmit të Chelseat

PUBLIKUAR

Xavi Hernandez është rikthyer në Barcelonë, por tani si trajner i katalonasve dhe po kërkon që të ndikojë në përmirësimin e gjendjes së klubit.

Afati kalimtar i janarit do të jetë i zënë për Barcelonën dhe Xavin që raportohet se po kërkon të “peshkojë” te Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Legjenda e Barcelonës po kërkon të huazojë disa lojtarë dhe ka identifikuar tre nga Chelsea: Christian Pulisic, Hakim Ziyech dhe Callum Hudson-Odoi.

Sipas Diario Sport, Barcelona po monitorojnë treshen, që nuk kanë minutazhë të mjaftueshme nën drejtimin e Thomas Tuchel.

Huazimi mund t’i përshtatej të dy palëve, pasi Barcelona synon të forcojë opsionet e saja sulmuese, ndërsa Chelsea mund të përfitojë nga rritja e tyre në një klub ku mund të luajnë më shumë. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...