Xavi e shijon humbjen e parë si trajner i Barcelonës

PUBLIKUAR

Barcelona është mposhtur në shtëpi nga Real Betisi me rezultat minimal 0:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 16-të në La Liga.

Kësisoj, Xavi Hernandez njoftohet me humbjen e parë nën drejtimin e Barcelonës.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 79-të nga Juanmi, i cili u asistua nga Tello, shkruan Gazeta Express.

Me këtë humbje, Barcelona i shuan edhe më shumë shpresat në garë për titull, pasi tani gjendet në vendin e shtatë me 23 pikë, 13 më pak se Real Madridi.

Real Betisi në anën tjetër me këtë fitore shkon në kuotën e 30 pikëve dhe zë vendin e tretë përkohësisht. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...