Xabi Alonso do ta nisë punën tek Reali nga 1 qershori

PUBLIKUAR

Xabi Alonso do të jetë trajner i ri i Real Madridit deri në qershor të vitit 2028, marrëveshja tashmë është arritur, njofton Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Gjithçka është kompletuar dhe trajneri spanjoll do t’ju prijë “Los Blancos” në tri sezonet e ardhshme.

Carlo Ancelotti do ta ketë një lamtumirë speciale pas përfundimit të sezonit dhe më pas do të nisë epoka e Xabit.

Real Madridi planifikon që Xabi Alonso dhe stafi tij ta nisë punën e re nga 1 qershori për t’u përgatitur për Botërorin e Klubeve, si hap i parë dhe për të qenë gati për sezonin e ardhshëm.

“Mbretërit” e kaluan një sezon dëshpërues dhe pa trofe dhe kjo ka bërë që presidenti Florentino Perez të mendojë për një revolucion, i cili do ta nisë nga largimi i trajnerit Ancelotti, për të vazhduar më pa me lojtarët, me largime dhe me prurje të reja. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...

Mbi 2200 gjoba trafiku për 24 orë, policia njofton për dhjetëra aksidente e disa të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit...