Wijnaldum afër rikthimit në Ligën Premier, pritet t’i bashkohet Arsenalit

PUBLIKUAR

Georginio Wijnaldum është duke e kërkuar rikthimin në Ligën Premier, pas aventurës së dështuar te Paris Saint-Germain.

Mesfushori holandez po kalon nëpër një situatë jo të mirë te klubi francez, andaj po e kërkon largimin qysh në këtë afat.

Edhe pse u transferua në verën e kaluar te parisienët, Wijnaldum dëshiron që të largohet sa më parë nga Parku i Princave.

Sipas asaj që raporton Sky Sports, holandezi është duke u kërkuar me ngulm nga Arsenali, që kanë nevojë të madhe për një mesfushor.

Trajneri Mikel Arteta para pak ditsh ka bërë të ditur se duhet të transferojnë me patjetër një mesfushor dhe ish-anëtari i Liverpoolit është në listën e tyre.

Wijnaldum kërkon të luajë standarde një skuadër dhe The Gunners janë ekipi perfekt për të që ta rikthejë formën e lartë që e kishte te The Reds.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...