Vulin: Kur Kurti i futi forcat speciale në veri, xhandarmaëria ishte gati për ndërhyrje nëse Vuçiq do të jepte urdhër

PUBLIKUAR

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksander Vulin, ka thënë se xhandarmëria serbe ka qenë e gatshme të ndërhyjë në veri nëse presidenti i Serbisë Aleksander Vuçiq do të jepte urdhër.

Vulin ka komentuar aksionet e policisë speciale në veri.

“Ne po e mbikqyrim sigurinë në Kosovë dhe jemi të gatshëm të kujdesemi për çfarë ndodhë atje. Ne jemi gati të ndihmojmë siç është parë kur Kurti dërgoi njësitë speciale në veri dhe kur xhandarmëria jonë ishte gati të intervenojë nëse presidenti Vuçiq do të jepte urdhër”, ka thënë Vulin për Tanjug, transmeton Gazeta Express.

Vulin ka thënë se faktori ndërkombëtar do ta shtojë presionin këtë vit që Serbia ta njohë Kosovën.

“Si gjatë gjithë këtyre viteve, do të na kërkohet që ta njohim Kosovën dhe të mos përfaqësojmë interesat e komunitetit serb në asnjë mënyrë, nën shpjegimin e mosndërhyrjes në marrëdhëniet e brendshme, pavarësisht se ku kanë jetuar serbët”, ka thënë ai.

SHIKO MË SHUMË

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të premten,...

Suspendohen njëmbëdhjetë zyrtarë policorë

Policia e Kosovës (PK), bazuar në Ligjin e Policisë së Kosovës, Udhëzimin Administrativ për...

Ultimatumi për Sveçlën e Gërvallen në ora 18:00, Kurti s’tregon nëse do të ketë shkarkime për rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje nëse gjatë ditës së...