Vuçiq: Helikopteri i KFOR-it ia shpëtoi jetën djaloshit serb

PUBLIKUAR

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar komandantët e KFOR-it në Kosovë, të cilët ia shpëtuan jetën një djaloshi serb nga Llapnasella.

Ai ka thënë se pjesëtarët e KFOR-it djaloshin me helikopter e kanë bartur në spitalin e Beogradit, transmeton lajmi.net.

Vuçiq në konferencën e përbashkët me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në selinë e NATO-s në Bruksel, e ka falënderuar edhe atë, duke thënë se një veprim i til është gjë e madhe për Serbinë dhe një sinjal i mirëkuptimit më të madh ndërmjet Serbisë dhe NATO-s.

KFOR-i dje ia ka shpëtuar jetën foshnjës serbe, 20 ditëshe, e cila për shkak të infeksionit është bartur nga spitali i Prishtinës në atë të Beogradit, ka sqaruar Vuçiq. /Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...