Vuçiq godet Gjokoviqin për mosmarrjen e vaksinës: Është e papërgjegjshme…

PUBLIKUAR

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka folur për rastin e tenistit serb Novak Gjokoviq në Australi, gjatë një interviste në televizionin publik serb.

Ai tha se qeveria e tij e mbështeti Gjokoviqin me përgjegjësinë që ka dhe e cila është mbrojtja e qytetarëve serbë, por se mosmarrjen e vaksinës e konsideron papërgjegjshmëri, njofton Klan Kosova.

“Unë mendoj se nuk është e përgjegjshme të mos vaksinohesh, por unë s’jam personi që do t’i persekutoj ata që s’vaksionohen. Dhe kjo jo pse më nevojiten votat e tyre, qëndrimi im në këtë pikë është i qartë”.

Vuçiq tha se vaksinimi ka shpëtuar mijëra jetë në Serbi dhe se institucionet janë përgjegjëse për situatën e krijuar me shumë qytetarë të pavaksinuar.

“Kjo do të thotë se ne kemi lejuar që të gjitha këto teori konspirative të përhapen nëpër rrjetet sociale, dhe të imponojmë disa tema qesharake, rezultate qesharake”.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...