Vuçiq: E shoh që kam faj edhe për mungesën e rrymës në Kosovë

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq komentoi reduktimet e energjisë elektrike në Kosovë gjatë qëndrimit në Novi Pazar. Ai pretendon se të tjerët e akuzojnë e kritikojnë për gjithçka, Por, pas viktimizimit të zakonshëm, Vuçiq tha se nuk e ka problem të kritikohet për çfarëdo, edhe për çështjen e ndërprerjeve të herëpashershme të rrymës në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

Duke folur për situatën në Kosovë, Vuçiqi gjeti rastin ta godasë opozitën në Beograd, e cila herë pas here lëshon ndonjë kritikë drejt tij, e që këtij s’i pëlqejnë aspak.

Duke filluar herët një fushatë elektorale për zgjedhjet vitin tjetër, Vuçiqi lavdëroi punët e tij, ndërsa i ka shtuar vizitat nëpër Serbi ditëve të fundit.

“Nuk e kam problem të kritikohem, sepse besoj se rezultatet dhe puna fitojnë gjithmonë”, tha ai.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...