Vrasja në Prishtinë/ Prokuroria siguron pamjet nga kamerat e sigurisë, autori ende në arrati

PUBLIKUAR

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka njoftuar se mbrëmë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Sipas Prokurorisë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën Agron Hajdari, i njohur me nofkën Radulla.

Menjëherë pas pranimit të informatave nga Policia e Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Prokurori Kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, si dhe njësitet e tjera relevante, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Në kuadër të këtyre veprimeve është mundësuar sigurimi dhe analizimi i video-incizimeve nga kamerat e sigurisë, të cilat pritet të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes ka dalë edhe njësia K9, me qëllim të gjurmimit të lëvizjeve të personit të dyshuar dhe viktimës.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës, ka bërë të ditur se po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve intensive hetimore dhe operative me qëllim të arrestimit të personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

Hapet aplikimi për 100 eurot e sektorit jo-publik, afati deri më 5 qershor

Është hapur aplikimi për punëtorët e sektorit jo-publik për të aplikuar për shumën 100...

Hamza thirrje qeverisë: Bëni fushatë të ndershme, mos përdorini resurset shtetërore për garë

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një konference për media...

Ligji për të Huajt – Sveçla thotë se ka pasur qindra aplikime nga shtetasit e Serbisë, Kurti flet për ‘‘vlerësime të larta’’

Albin Kurti, dhe Xhelal Sveçla, janë deklaruar lidhur me Ligjin për të Huajt, ku...