Vranët e shi në fundjavë

PUBLIKUAR

Reshjet e shiut pritet të vazhdojnë kohë pas kohe gjatë natës dhe orëve të para të ditës së shtunë.  Më pas gradualisht pushojnë, por se mbetet mot kryesisht i vranët.

Temperaturat maksimale pësojnë një rënie në 8C e 10C, e ato minimale zbresin deri në 5C e 8C.  Fryn erë verilindore, e lehtë dhe mesatare 4-10m/s.

Përgjatë ditës së diel mbetet mot kryesisht me vranësira. Herë-herë mund të shoqërohen me ndonjë rigë lokale shiu.  Temperaturat zbresin në 7C e 8C, ato maksimale, e minimalet deri në 3C.

Ditën e hënë vranësirat gradualisht shpërndahen, e shfaqen hapësira për intervale me diell.  Nga dita e martë po parashihet të mbretërojnë kushte të motit më stabil, me më shumë diell.  Megjithëse ultësirave orëve të mëngjesit formohet shtresë mjegulle, që mund të qëndrojë më gjatë deri nga mesdita.  Temperaturat me një tendencë të rritjes deri në 12C, ato maksimale, ndërsa minimalet zbresin deri në 0C e -1C.  Këto vlera maksimale, mund të mbeten më të ulëta, në pjesët e mbuluara me mjegull, duke shkuar deri në 3C e 5C.  Erërat qetësohen nga fillimi i javës së ardhshme.  Orëve të pasdites mund të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

 

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet dorasi i dyshuar për vrasjen e imamit në Dragash

Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur...

Mbi 1800 gjoba për 24 orë, Policia njofton për dhjetëra aksidente e të arrestuar

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj, ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit,...

Arrestohet babai për dhunë ndaj djalit të tij të mitur, fëmija dërgohet në strehimore

Një burrë është arrestuar pasi që kishte rrahur djalin e tij të mitur. Viktima...