Votimi me postë, KQZ jep informacionet e fundit për mërgatën

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë një sqarim për votuesit e regjistruar për votimin me postë.

Përmes një njoftimi, thuhet se shërbimi votues i KQZ-së ka përgatitur pakon me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi.

“Në vazhdim të përgatitjeve për fillimin e votimit me postë, shërbimi votues i KQZ ka përgatitur pakon me fletëvotim për secilin votues të regjistruar që gjatë regjistrimit ka përzgjedhur këtë mënyrë votimi.  Deri më tani, një numër i madh i pakove janë pranuar nga operatori ekonomik, DHL, i cili gjatë ditëve në vazhdim do të fillojë t’i dërgojë në adresë të votuesve të regjistruar në shtete të ndryshme të botës”.

“KQZ sqaron votuesit e regjistruar se janë duke pranuar sms ose e-mail nga DHL ku njoftohen se çdo pako ka një kod gjurmimi, përmes së cilit votuesi mund ta përcjellë vendndodhjen e dërgesës.  Gjithashtu, njoftimi i përcjellë nga operatori ekonomik, u jep mundësi votuesve që të përzgjedhin ta pranojnë dërgesën në adresën e tyre apo ta tërheqin personalisht në pikën më të afërt të DHL”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Rama: Kemi fituar shumë beteja, do ta fitojmë edhe të fundit

Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama, ka shprehur bindjen se...

Hoxhaj: Mirëmëngjesi për 100 mijë shqiptarët që marshuan me UÇK-në në zemër

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka publikuar një fotografi nga ajri të Marshit për...

Rama ndan pamje nga Marshi për Liri: Prishtina sot ishte UÇK, kuq e zi e bashkë – kështu duhemi me qenë gjithmonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga Marshi për Liri që u...