Votimi me postë – këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se me qëllim të lehtësimit të procesit të votimit jashtë Kosovës, për votuesit e regjistruar për votim me postë, janë funksionale kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.

Kutitë postare janë funksionale në këtë 23 shtete: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Mbretëria e Bashkuar, Norvegji, ShBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi dhe Zvicër.

Në përputhje me detyrimet e përcaktuara në rregulloren zgjedhore nr. 04/2025 për regjistrimin dhe votimin jashtë Kosovës, KQZ-ja do të sigurohet që shtetasve të Kosovës të regjistruar për votim me postë t’ua dërgojë përmes postës pakon me fletëvotim.

Pako e cila do t’ju dërgohet votuesve të regjistruar, përmban:

Udhëzuesin për votim;

fletëvotimin;

zarfin e fshehtësisë; dhe

zarfin kthyes. 

SHIKO MË SHUMË

Rama ndan pamje nga Marshi për Liri: Prishtina sot ishte UÇK, kuq e zi e bashkë – kështu duhemi me qenë gjithmonë

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndarë pamje nga Marshi për Liri që u...

Edi Rama shkruan për Hagën në ditën e Marshit: Farsa është në ditët e fundit, Thaçi do të triumfojë sikurse Kosova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar sot për Gjykatën Speciale, në ditën kur...

54 aksidente e mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar për numrin e aksidenteve me...