Vlerësohet puna për mirëqenien e grave e ish-kryetarit Naim Ismajli, PDK dëshmon përfshirje në çdo nivel

PUBLIKUAR

Naim Ismajli, ish-kryetar i Shtimës, tani kandidat për deputet nga radhët e PDK-së me numër 48, njofton se sot në një atmosferë të ngrohtë dhe inspiruese, zhvilloi një takim të veçantë me gratë, ku i pranishëm ishte edhe kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës.

Në këtë takim u shpalos programi i PDK-së, i cili vendos në qendër fuqizimin e grave në të gjitha sferat e jetës, informon Ismajli.

Në këtë takim, u vlerësua puna e ish-kryetarit Ismajli “i cili ka dhënë një kontribut të madh në promovimin e rolit të grave. Gjatë udhëheqjes së tij, mbi 40% e të punësuarve në komunë kanë qenë gra, ndërsa pjesëmarrja e grave në vendimmarrje ka arritur në 50%. Këto arritje janë dëshmi konkrete e angazhimit të PDK-së për barazi dhe përfshirje të grave në çdo nivel”

SHIKO MË SHUMË

22 aksidente me të lënduar në 24 orët e fundit, shqiptohen mbi 2 mijë e 400 tiketa trafiku

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar 61 aksidente trafiku, prej të...

Policia jep detaje për vdekjen e punëtorit në Ferizaj: Dyshohet se ra nga shtatë metra lartësi

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e punëtorit 54-vjeçar në Ferizaj, i...

Gruda tregon efektet e para të ligjit: Pas hyrjes në fuqi të ligjit, Specialja s`mund të arrestojë asnjë komandant të UÇK-së

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka treguar për disa efekte të Ligjit të ri...