Vjosa Osmani prezanton aderimin e ri

PUBLIKUAR

Kandidatja për Presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani ka prezantuar aderimin e ri në listën e saj.

Bëhet fjalë për gazetarin dhe analistin, Visar Xani, i cili siç u shpreh Osmani, ka kontribuar në reforma, në komunikim institucional dhe në formimin profesional të shumë zyrtarëve në Kosovë.

“Visari i përket atij brezi që e njohu Kosovën në lëvizje, në debat, në përpjekjen e saj të vazhdueshme për t’u bërë shtet më i fortë e më i drejtë. Fillimisht si gazetar e analist politik, me syrin kritik ndaj zhvillimeve shoqërore e politike, e më pas brenda vetë institucioneve, aty ku fjala duhet të shndërrohet në përgjegjësi dhe puna në rezultat”.

“Në organizata ndërkombëtare dhe në administratë publike, Visari ka sjellë qetësinë e njerëzve që e kuptojnë shtetin si një projekt në të cilin duhet të punohet ditë pas dite. Visari ka kontribuar në reforma, në komunikim institucional dhe në formimin profesional të shumë zyrtarëve në Kosovë, në veçanti me rolin e tij si Koordinatori Nacional i RESPA-s për Kosovën. Mbi të gjitha, ai sjell një cilësi që rrallë thuhet, por lehtësisht dallohet: seriozitetin e njeriut që e sheh shërbimin publik si detyrim ndaj qytetarëve dhe jo si privilegj”, ka shkruar Osmani./Klankosova.tv

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...