Vjedhjet në “Trepçë”, largohen përkohësisht nga puna tre punonjës

PUBLIKUAR

Tre punonjës së Ndërmarrjes “Trepça” janë larguar përkohësisht nga puna, pas disa raste të vjedhjeve që kanë ndodhur në ndërmarrje, dhe si pasojë janë shkaktuar dëme materiale, përfshirë kabllo elektrike, komponente dhe pjesë të trafove.

Kryeshefi Ekzekutiv, Faton Ahmeti, sipas njoftimit zyrtar, ka larguar përkohësisht nga puna, punonjësit M.U., K.K., dhe S.M.

Nga shqyrtimi i rasteve rezulton se ngjarjet kanë ndodhur gjatë kohës kur punonjësit në fjalë kanë qenë në ndërrim, duke bartur përgjegjësi për mbikëqyrjen dhe sigurinë e aseteve.

“Këto veprime përbëjnë shkelje të rëndë të detyrave të punës dhe cenim të disiplinës në vendin e punës”, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Pamje nga Haga, avokati Prosper dhe Çollaku në disponim të mirë para vizitës te Hashim Thaçi

Avokati i presidentit Thaçi, Pierre Prosper, si dhe ish-shefi i stafit të tij, Bekim...

Gruda: Nesër duam t’i shohim të lirë Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin, vendimin ndryshe e kundërshtojmë me vendosmëri

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, është shprehur se PDK nesër pret...

Bedri Hamza për vdekjen e Flora Brovinës: Simbol i qëndresës dhe dashurisë për atdheun

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të mjekes,...