Vjedhje e rëndë në Ferizaj, nga vetura vidhet çanta me armë dhe dokumente

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë që ka ndodhur në rrugën “Uran Tinova” në Ferizaj, transmeton IndeksOnline.

“Persona të panjohur kanë dëmtuar me forcë xhamin e veturës së një mashkulli kosovar, nga ku kanë vjedhur një çantë krahu. Në çantë ndodheshin një pistoletë si dhe dokumentet përkatëse, përfshirë librezen dhe lejen e armës”, thuhet në raportin e policisë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti po hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...