Vjedhja te Shtëpia e prokurorit të Shtetit, suspendohen dy policë

PUBLIKUAR

Shtëpia e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, është bërë cak i një grabitjeje të martën në orën 3 e 15 minuta. Ndonëse shtëpia e kryeprokurorit 24 orë është nën mbikëqyrje të policisë, hajnat prap arritën që të hyjnë në të dhe ta grabisin shtëpinë e kryeprokurorit të vendit, Aleksandër Lumezit.

Zyrtarë nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur për Gazetën Express se pas ndodhjes së rastiti, policia i ka suspenduar për 48 orë një zyrtar policor të divizionit të sigurimit si dhe një mbikqyrësi të policit.

Baki Kelani nga zyra për informim në Policinë e Kosovës ka thënë se rasti është duke u hetuar nga ana e policisë.

“Lidhur me rastin ne fjalë, Policia e Kosovës menjeherë i ka ndërmarr të gjitha masat e nevojshme policore për te hetuar rastin. Po ashtu PK ndaj nje zyrtari policor te divizionit te sigurimit dhe ndaj mbikqyresit te tij ka marre masa te suspendimit per 48 ore, per te vazhduar me procedurat e metutjeshme policore”, thuhet në përgjigjen e policisë.

Kryeprokurori i Shtetit, këtë vjedhje e ka cilësuar si shumë të dyshimtë. Ai nuk po beson që personat që i janë futur në shtëpi, kanë pasur qëllim vjedhjen, por kanë kërkuar diçka tjetër që mund të lidhet me punën e tij.

Gjatë kësaj vjedhjeje është marrë vetëm një telefon.

Edhe policia e Kosovës ka bërë të ditur se në orët e hershme të mëngjesit kanë marrë një informatë për një vjedhje të rëndë në rrugën “Xhevat Qena” në Prishtinë./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...