Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e krimteknikës rajonale, e cila ka kryer ekzaminimet, fotografimin dhe mbledhjen e dëshmive.

“Hetuesit rajonal lidhur me rastin kanë njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili i ka autorizuar që ti ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin”, thotë Policia.

SHIKO MË SHUMË

Numërohen 60% e votave të diasporës në Prishtinë, prin Çeku

Janë numëruar 60% e votave me postë në komunën e Prishtinës. Sipas rezultateve të publikuara...

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vijon dita e katërt e numërimit të...

FSK përfundon me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës

Garda Kombëtare e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses një...