Gjatë ditës së djeshme, një person ka raportuar se përmes kamerave, ka vërejtur një person që kishte hyrë në objektin e xhamisë dhe me forcë e ka thyer kasafortën ku nga aty ka vjedhur 300€ kesh para (monedha metali).
Rasti ka ndodhur në xhaminë e fshatit Shipashnicë e Poshtme në Kamenicë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore.


