Veturat me targa të Bosnjës lejohen të hyjnë në Kosovë

PUBLIKUAR

Përmes njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme thuhet se të gjithë qytetarët nuk do të kenë pengesë në qarkullimin e lirë të veturave me targa të regjistrimit të Bosnjës dhe Hercegovinës dhe si rrjedhojë ato lejohen të hyjnë në Kosovë

Ministria e Punëve të Jashtme bën me dije se nuk ka reciprocitet, veturat me targa të Bosnjës lejohen të hyjnë në Kosovë, transmeton Gazeta Express.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës informon të gjithë qytetarët se nuk do të ketë asnjë pengesë në qarkullimin e lirë të veturave me targa të regjistrimit të Bosnjë Hercegovinës dhe si rrjedhojë ato lejohen të hyjnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ministria e Punëve të Jashtme gjithashtu ka shprehur keqardhje për vonesat dhe pengesat e ndodhura mbrëmë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

LVV dhe LDK zyrtarizojnë koalicionin në Shtime

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LVV) në Shtime kanë zyrtarizuar marrëveshjen...

Gjenden mbetje mortore në Brod të Shtërpcës

Mbetje mortore janë gjetur sot në fshatin Brod të Komunës së Shtërpcës, gjatë aktiviteteve...

Kadrijaj pyet për 171 mjekët e kthyer në Kosovë: Ku janë punësuar dhe me çfarë kontratash?

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar...