Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Kosovës

PUBLIKUAR

 

Një këmbësor ka mbetur i vdekur si pasojë e goditjes nga një veturë në Bresje të Fushë Kosovës.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 05:00, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka  mbetur i vdekur. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, thuhet në konfirmim.

Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

SHIKO MË SHUMË

Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që u ngritën kur liria ishte vetëm një ëndërr

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në Ditën e Veteranëve të UÇK-së, përulemi me...

100 aksidente veç të hënën në Kosovë

E hëna ishte një ditë e rëndë për komunikacionin e Kosovës, pasi u regjistruan...

Gjeti kuletën me para – s’e ktheu te pronari, arrestohet

Një person ka gjetur një portofol në parkingun e një pompe derivatesh në magjistralen...