Vetëm gjatë këtij viti 18 fëmijë u braktisën në Kosovë

PUBLIKUAR

Nga janari deri në tetor në Kosovë, janë braktisur gjithsej 18 fëmijë. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Podujeva dhe Malisheva mbetën ndër komunat, me numrin më të madh të fëmijeve të braktisur.

Në Podujevë gjatë këtij viti janë braktisur tre fëmijë, dy në muajin janar dhe 1 në muajin prill.

E numër të njejtë të braktisjes së fëmijeve është shënuar dhe në Malishevë, aty ku vetëm gjatë muajit maj janë braktisur tre fëmijë.

Nga dy raste të braktisjeve të fëmijeve janë shënuar dhe në Fushë Kosovë,  Ferizaj dhe Vushtrri.

Ndërsa me vetëm nga një rast të braktisjes së fëmijeve  është shënuar në Prishtinë,  Viti, Kamenicë Kaçanik, Gjakovë dhe Deçan./Indeksonline/

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...