Veseli takoi Unionin e Studentëve: Të rinjtë po shkëlqejnë në botë!

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, njëherësh lider i PDK-së, për Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, ka takuar përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës, me të cilët ka diskutuar për rolin e tyre të madh në shoqëri.

Veseli ka treguar se studentëve u ka kërkuar që të kenë vetëbesim, të jenë optimistë dhe t’i dalin zot të ardhmes së vendit tonë.

Ky është statusi i Veselit:

“Në Ditën Ndërkombëtare të Studentëve, pata një takim me përfaqësuesit e Unionit të Studentëve të Kosovës me të cilët diskutuam për rolin e madh që kanë ata në shoqëri. Studentët kanë qenë historikisht në pararojë të lëvizjes për liri e pavarësi me demonstratat e viteve 1968, 1981, 1990 dhe 1997. Edhe në të ardhmen, studentët tanë mund të luajnë një rol vendimtar në zhvillimin e ekonomisë dhe demokracisë së shtetit tonë. Ne e kemi parë se si të rinjtë tanë shkëlqejnë nëpër botë, nëse u jepet mundësia që të konkurrojnë e shpërfaqin talentin e tyre. Prandaj, u kërkova studentëve që të kenë besim te vetja, të jenë optimistë për ardhmen dhe t’i dalin zot të ardhmes së vendit tonë”, ka shkruar Veseli.

kadu1kadu2kadu3

SHIKO MË SHUMË

Mbi 90% e votave të numëruara, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) po vazhdon procesin e numërimit të votave për kandidatët...

Murati: Të hënën ekzekutohen shtesat për punëtorët e sektorit privat

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme...

Numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, procesohen 13 nga 47 vendvotime

Ka nisur numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, përkatësisht nga 30 përfaqësi diplomatike...