Veseli: Kam vetëm një përshëndetje për qytetarët e vendit tim, urime Pavarësia, ta gëzoni lirinë

PUBLIKUAR

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli deklaroi pafajësinë në fjalën e tij të fundit në gjykimin në Hagë.

Veseli, në fund të fjalës së tij i uroi qytetarët e Kosovës për 18-vjetorin e pavarësisë së vendit.

“I nderuar trup gjykues, duke qenë se dje ka qenë Dita e Pavarësisë së shtetit tim, kam vetëm një përshëndetje në fund për të gjithë qytetarët e vendit tim. Urime Pavarësia”, tha ai.

“Ta gëzoni qytetarë të Republikës së Kosovës lirinë. Zoti e ndihmoftë Kosovën dhe njerëzit e saj të mirë”, shtoi Veseli.

SHIKO MË SHUMË

Deklarohet avokati i Thaçit: Ishte gjykim shumë i gjatë, jemi optimistë për rezultat pozitiv

Avokati i Hashim Thaçit, Lluka Mishetiq tha se është optimist që klienti i tij...

Lladrovci: Vetëm pafajësia për heronjtë tanë të luftës dhe paqes do të jetë vendimi i drejtë

Me rastin e fjalës përfundimtare të ish udhëheqësve të UÇK-së në Hagë, Ramiz Lladrovci...

Jakup Krasniqi mbyll deklaratën në Hagë: “Burgimi im është i padrejtë”

Ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka përfunduar deklaratën e tij përmbyllëse në procesin gjyqësor...