Njësiti policor ka ndaluar një automjet në fshatin Vërmicë të Prizrenit, ku brenda tij janë gjetur katër persona meshkuj, shtetas të huaj.
Automjeti me targa vendore drejtohej nga një person i dyshuar mashkull kosovar. Lidhur me rastin, Policia ka njoftuar prokurorin, me autorizimin e të cilit është iniciuar rasti për kontrabandë me migrantë.
“KONTRABANDË ME MIGRANTË Fsh. Vërmicë, Prizren / 23.07.2026 – 08:30. Njësiti policor ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilin ka qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Brenda në automjet kanë qenë katër persona meshkuj shtetas të huaj. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori me autorizim të tij është iniciuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet”, njofton PK.
Hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Klankosova.tv


