Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti së bashku me Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, Ministrin e Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës Naser Osmani dhe Selvije Halimi, kanë vendosur gurëthelemin për ndërtimin e shkollës fillore të mesme të ulët “Hajredin Bajrami”, në Magurë.
Sot në Magurë të Lipjanit para një numri të konsideruar të nxënësve,arsimtarëve dhe të pranishmëve të tjerë, u vendos gurëthemeli për fillimin e punimeve në ndërtimin e shkollës fillore në Magurë.
Me këtë rast i pari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, ka thënë se sot po vendosim gurëthemelin për ndërtimin e një obektit të ri shkollor sipas standarteve më moderne dhe me krijimin e kësaj hapësire ne po kompletojmë edhe infrastruktuën e nevojshme të këtij regjioni duke i dhënë edhe një pamje më të mirë të cilën e meriton Magurja, ka thënë ndër të tjera Kryetari Ahmeti. Ai po ashtu ka cekur se ky projekt ishte edhe objektivë e përbashkët e qeverisjes lokale me atë qendrore.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami theksoi bashkëpunimin në mes Komunës së Lipjanit dhe Ministrisë, duke thënë se po krijojmë një ambient për nxënësit e Magurës që të kenë një edukim cilësor dhe të kenë kushte sa më të mira.
Po ashtu edhe Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar, i uroi nxënësit dhe mësimdhënësit për fillimin e obejtkit të ri shkollor, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është përkushtuar që lëmin e arsimit ta ketë prioritet.
Ndërsa deputeti Naser Osmani, i cili vie nga ky rajon shprehu gëzimin e tij për një projekt të tillë dhe shumë të rëndësishëm jo vetëm për gjeneratën e tanishme por edhe për shumë gjenerata të tjera.
Të pranishmit i përshendeti, uroj ndërtimin e shkollës edhe deputetja Selvije Halimi.




