Vendimi për t’u mbuluar, Alba zbulon se çfarë i thanë hoxhallarët

PUBLIKUAR

Pas deklaratës së fortë në “Big Brother VIP Kosova” se kishte vendosur të mbulohej sipas ritualeve myslimane, Alba Pollozhani, ka sqaruar përfundimisht rrugëtimin e saj shpirtëror, transmeton IndeksOnline.

Ish-banorja thekson se feja ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së saj, por ky vendim i rëndësishëm kërkon kohë dhe përgatitje të brendshme. Ajo tregoi se është konsultuar me njerëz adekuatë të fesë, të cilët e kanë këshilluar të veprojë gradualisht.

“Fakti që u këshillova me njerëz që e përfaqësojnë me dinjitet fenë dhe ata më sugjeruan ‘hap pas hapi’ tregon urtësi. Shamija nuk është vetëm një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore”, shkruan Alba.

Me këtë reagim, ajo i jep fund spekulimeve, duke treguar se dëshira e saj është e sinqertë, por po e merr me maturinë e duhur dhe pa u nxituar.

 

SHIKO MË SHUMË

Edi shpreh mbështetje për të gjithë finalistët: I uroj fitoren banorit që e meriton dhe që ka nevojë

Eduard Kuçi ka ndarë me ndjekësit mendimin e tij për finalistët e Big Brother...

Momenti që u bë viral – biseda e ngrohtë e DJ Gimbos me Egli Takon në Big Brother VIP

Big Brother VIP Albania 5 mbrëmjen e djeshme (e hënë) priti një mysafire të...

“I postove sikur ke femër tjetër”, Alba shpërthen ndaj Limit për trëndafilat e Shën Valentinit

Një postim i fundit në rrjetet sociale ka nxitur reagime dhe dyshime për një...