Vendi “ngusht” për pare, Kurti e çel kuletën, ia premton 1 milion euro kombëtares nëse kualifikohen në Botëror

PUBLIKUAR

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së qeverisë, ka njoftuar se qeveria sot ka ndarë 250 mijë euro shpërblim pasi që Kosova ka arritur në fazën e Play Off’it për kualifikimit në Kupën e Botës 2026.

Kurti është zotuar edhe se, do t’i ndahen 500 mijë euro do të ndahen 500 mijë euro në rast të fitores së Kosovës ndaj Sllovakisë, ndërsa 1 milion nëse Kosova kualifikohet në Botëror.

‘‘Një lajm të mirë e kemi për përfaqësuesen tonë në futboll, për djemtë me të cilët jemi krenarë në çdo ndeshje. Për suksesin historik në këtë fushatë të kualifikimieve në kupën e botës 2026, kalimin në fazën e play off, me vendim të qeverisë sot do të ndajmë 250 mijë euro shpërblim.

Në fazën e radhës hyjmë me plot vetëbesim, besimin tonë në ta po e shprehim me zotimin tona për ta. Së pari në rast të fitores ndaj Sllovakisë, zotohemi për shpërblim në vlerë prej 500 mijë eurove. Dhe së dyti, në rast të kualifikimit në Kupën e Botës zotohemi edhe për 1 milion euro shpërblim. Përpara Kosovë, gjithmonë me ty’’, ka thënë Kurti gjatë mbledhjes. /GazetaExpress  

 

SHIKO MË SHUMË

Ministria e Infrastrukturës: Uji i grumbulluar në “Arbën Xhaferi” është larguar

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë reaguar pas...

Policia në Prizren e gjobit me 300 euro nënën pasi la fëmijët të mbyllur në veturë në vapë

Një grua është gjobitur me 300 euro në Prizren, pasi i kishte lënë fëmijët...

Ngjarje e rëndë në Koshare, një grua 71-vjeçare gjendet e vdekur në bunar

Një grua 71-vjeçare është gjetur pa shenja jete në një bunar në fshatin Koshare...