Vetëm gjashtë parti deri sot kanë dorëzuar listën me emrat e kandidatëve për deputetë, njofton KQZ-ja.
Janë 141 kandidatë që i përfaqësojnë subjektet politike në fjalë:
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak – 12 kandidatë;
- SOCIJALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU – 35 kandidatë;
- JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA – 23 kandidatë;
- PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS – 40 kandidatë;
- Kosovaki Nevi Romani Partia – 11 kandidatë; dhe
- FJALA – 20 kandidatë.
“Në përmbushje të detyrimeve ligjore lidhur me përshtatshmërinë/aftësinë e kandidatëve për t’u certifikuar, KQZ, nëpërmjet Zyrës, do të dorëzojë në disa institucione kërkesat e veçanta së bashku me listën e kandidatëve që duan të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhje, me qëllim të verifikimit të tyre nëse janë në përputhje me nenin 30 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme”.


