Vdes presidenti legjendar i klubit italian

PUBLIKUAR

Futbolli  është në zi pasi presidenti historik i Palermos,  Maurizio Zamparini ka ndërruar jetë .

Zamparini vdiq në moshën 80-vjeçare në spitalin Cotignola, në provincën e Ravenës, ku ishte shtruar prej ditësh.

Tetorin e kaluar Zamparini mori një tronditje të rëndë nga vdekja e papritur e  djalit të tij Armando, 22 vjeç, i cili vdiq në Londër nga një sëmundje.

Bota e futbollit mban zi për vdekjen e Maurizio Zamparini, i cili ishte fillimisht president i Venezias, të cilën ai e solli në Serie A, dhe më pas president i Palermos nga 21 korriku 2002.

Ai udhëhoqi rosanero në Serie A deri në kualifikimet e paharrueshme për Kupën UEFA dhe Ligën e Evropës duke sjellë në plan të parë kampionë si Cavani, Pastore, Amauri, Barzagli dhe Dybal .

Më pas shumë vështirësi financiare çuan në falimentimin e klubit rozanero derisa Zamparini u largua nga bota e futbollit. /abcnews.al

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...