Vdes Nusret Llugiqi, Kryetari Ahmeti ngushëllon familjën

PUBLIKUAR

Kryetari Lipjanit Imri Ahmeti ka ngushëlluar familjen Llugiqi me rastin e vdekjes së Nusret Llugiqit, një figurë e dalluar e sportit lipjanas

Postimi i plotë Komuna e Lipjanit:
TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES LLUGIQI

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, ngushëllon familjen Llugiqi nga fshati Dobraj e Madhe për ndarjen nga jeta të Nusret Llugiqit, një figurë e dalluar e sportit lipjanas.

E nderuara familje Llugiqi,

Pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit tuaj.

Nusreti, me përkushtimin dhe dashurinë e tij për futbollin, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë. Ai ishte një lojtar i shkëlqyer i KF Arbëria, një veteran i vlerësuar dhe një trajner i përkushtuar që gjatë tërë jetës së tij u angazhua për zhvillimin dhe avancimin e sportit, duke ndihmuar në formësimin e brezave të rinj të sportistëve.

Kontributi i tij nuk kufizohet vetëm në fushën e lojës, por shtrihet thellë në komunitetin tonë, duke e forcuar dhe bashkuar atë rreth vlerave të sportit, disiplinës dhe solidaritetit. Në kohë të vështira për vendin dhe për sportin, Nusret Llugiqi ishte një shembull i shkëlqyer i rezistencës dhe përkushtimit.

Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Llugiqi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë komunitetin sportiv, që sot përjeton këtë humbje të madhe.

Kryetari i Komunës së Lipjanit, z. Imri Ahmeti

Zoti e mëshiroftë!

SHIKO MË SHUMË

Vjedhje e rëndë në Torinë, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka qenë pjesë e...

Dhunë në familje në Lipjan

Është shoqëruar një person në stacionin policior në Lipjan, pasi i njejti ka ushtruar...

Arrestohet shtetasi turk në Lipjan, shpërndante materiale me përmbajtje të shfrytëzimit seksual të fëmijëve

Një shtetas i Turqisë është arrestuar në Lipjan, pasi dyshohet se ka shkarkuar dhe...