Vdes një grua dhe një tjetër lëndohet rëndë, u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj

PUBLIKUAR

Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar rëndë pasi u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe dy këmbësorë.

Po ashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat  janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin”, tha Ahmeti.

SHIKO MË SHUMË

Kryesia Qendrore e LDK-së rreshtohet pas Abdixhikut, i jep mbështetje të plotë

Kryesia Qendrore e LDK-së është rreshtuar në krah të kryetarit të saj, Lumir Abdixhiku...

Zbulohen armë e municion në një shtëpi të pabanuar në Zubin Potok

Një armë e gjatë gjysmëautomatike, qindra fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe pajisje të...

Ishte në lokal, burri sulmon papritmas bashkëshorten në Prishtinë

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshohet...