Vdes në moshën 52-vjeçare, vëllai i Diego Maradonës, Hugo

PUBLIKUAR

Hugo Maradona, vëllai i legjendës së Argjentinës Diego Maradona, ka vdekur të martën në moshën 52-vjeçare, pas një sulmi në zemër në shtëpinë e vet në Napoli.

Njëlloj si vëllezërit e tij Diego dhe Raul, edhe Hugo e kishte filluar të luante futboll në një moshë shumë të re dhe madje kishte nënshkruar për Napolin në moshën 18-vjeçare, megjithëse ishte huazuar menjëherë te Ascoli, raporoton Gazeta Express.

Hugo nuk ia doli të zhvillojë karrierë në elitën e futbollit dhe u përqendruar në projektet e futbollit të të rinjve.

Mediat italiane raportuan të martën për vdekjen e tij, e cila ndodhi vetëm 13 muaji pas vdekjes së ikonës së Napolit, Diego Maradonës.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Hugo u gjet i vdekur në shtëpinë të vet të martën dhe shkaktari i vdekjes së tij ishte sulmi në zemër.

Hugo ishte operuar më vitin 2018 pas një problemi me zemrën dhe besohet të ketë qenë mirë me shëndet, pasi në fillim të vitit njoftoi se kishte për qëllim të garonte për kryetar të komunës së Napolit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...