Vdes ish e burgosura politike, Drita Kuqi, Haradinaj: Veprimtaria e saj është dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës

PUBLIKUAR

Ka vdekur veprimtarja dhe ish e burgosura politike, Drita Kuqi. Për vdekjen e saj ka shkruar edhe Nasim Haradinaj, duke e cilësuar Kuqin, si veprimtare të devotshme, dhe bashkëveprimtare e babait të tij, Ismail Haradinaj, në kuadër të LNÇKVSHJ-së.

“Jeta dhe veprimtaria e saj janë dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës dhe idealin kombëtar në kohën kur fjala “liri” paguhej me burg e vuajtje”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi:

Paska ndrrua jetë Drita Kuqi !

Me respekt dhe krenari kujtojmë veprimtaren e devotshme, shoqen dhe bashkëveprimtaren e grupit ilegal politik të babait tim Ismail Haradinaj në kuadër të LNÇKVSHJ-së, e cila me guxim dhe përkushtim të rrallë iu përkushtua çështjes kombëtare në kohët më të vështira për popullin shqiptar.

E dënuar politikisht në vitin 1981 nga regjimi okupues, ajo mbeti stoike dhe e pathyeshme përballë persekutimit, burgut dhe padrejtësive, duke mos u zmbrapsur asnjëherë nga ideali për liri, bashkim kombëtar dhe çlirimin definitiv të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën okupimin sllav.

Jeta dhe veprimtaria e saj janë dëshmi e sakrificës së brezit që mbajti gjallë frymën e rezistencës dhe idealin kombëtar në kohën kur fjala “liri” paguhej me burg e vuajtje.

Lavdi dhe respekt të përhershëm për kontributin, guximin dhe qëndresën e saj kombëtare.

U prëhësh në paqe heroin e Kosovës

 

 

SHIKO MË SHUMË

Policia shqipton 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2301 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve...

Të shtëna me armë në një aheng në Obiliq, sekuestrohen 27 gëzhoja

Një burrë është arrestuar në rrugën “Raif Krasniqi” në Obiliq, nën dyshimin se ka...

Rritet për 3 centë çmimi i naftës në Kosovë

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24...