Vdes Drejtori i HANDIKOS Lipjan Afrim Mena

PUBLIKUAR

Kryetari Komunës ka ngushëlluar familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit të HANDIKOS Lipjan, Afrim Mena.

Postimi plotë:

TELEGRAM NGUSHËLLIMI FAMILJES MENA

Kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, në emër të institucioneve komunale, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Mena me rastin e ndarjes nga jeta të Drejtorit të HANDIKOS Lipjan, Afrim Mena.

E nderuar familje Mena,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj, mikut dhe bashkëpunëtorit tonë shumëvjeçar, Afrim Mena.

Afrimi do të kujtohet përherë për përkushtimin dhe angazhimin e tij të palodhshëm në promovimin dhe avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, si dhe për kontributin e çmuar në çështjet me interes të përgjithshëm. Veprimtaria e tij në fushën e humanizmit dhe aktiviteteve e sporteve paralimpike do të mbetet shembull frymëzimi për të gjithë.

Me vlerat e tij të larta njerëzore dhe intelektuale, ai la gjurmë të pashlyeshme në shoqëri dhe në historinë e zhvillimit të aktiviteteve për personat me aftësi të kufizuara në Lipjan dhe më gjerë.

Në këto çaste të vështira, bashkëndjejmë dhimbjen me familjen, të afërmit, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ngushëllime të sinqerta!

SHIKO MË SHUMË

Arrestohet një grua në Lipjan, dyshohet për shantazh ndaj një burri

Policia e Kosovës ka arrestuar një grua në Lipjan, e cila dyshohet se ka...

Digjet ara me grurë në Shalë të Lipjanit, shkrumbohen rreth 3 hektarë (VIDEO)

Tani që ka nisur sezoni i korrje-shirjeve, makineritë shihen gjithandej vendit duke bërë mbledhjen...

Sulmohen me rreze laseri aeroplanët mbi Lipjan, nisin hetimet

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për sulmet me laser ndaj aeroplanëve që...