Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

PUBLIKUAR

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi.

Bëhet fjalë për Pajtim Bajramin, Asllan Musliun e Istref Zekajn.

Ngjarja tragjike e cila ndodhi dje në Vjenë të Austrisë, ka ngjallur reagime të ashpra atje rreth sigurisë në punë.

Fillimisht përmes një konference për media policia njoftoi se është urdhëruar që të bëhet autopsia, derisa hetimet po vazhdojnë ende.

Derisa reagim të ashpër ka pasur nga kryetari i Sindikatës së Ndërtimit, Josef Muchitsch.

Ai ka kërkuar sqarim të plotë të shkaqeve të rastit të rëndë, derisa theksoi se përgjegjësi për tragjedinë mbajnë të gjithë.

“Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe kolegët në kantier. Nga porositësi te kontraktorët e deri te personat që punojnë në kantier, të gjithë mbajnë përgjegjësi. Bëhet fjalë për jetë njerëzish. Duhet bërë gjithçka që çdo punëtor ndërtimi të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë në mbrëmje”, deklaroi ai shkruajnë mediat austriake transmeton Klankosova

 

SHIKO MË SHUMË

Policia paralajmëron qytetarët: Kujdes nga SMS-të mashtruese për gjoja gjoba trafiku

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve...

Aksident mes tri veturave në rrugën Pejë–Rugovë, një person përfundon në spital

Sot rreth orës 13:00 është raportuar një aksident trafiku në rrugën Pejë–Rugovë, në kilometrin...

Mbi 405 mijë përfitues të shtesave për fëmijë, ASK publikon statistikat e mirëqenies sociale për majin

Shtesat për fëmijë vazhdojnë të jenë skema sociale me numrin më të madh të...