Vdekja e 15-vjeçarit në Ferizaj, policia jep detaje: Pësoi arrest kardiak, është njoftuar prokurori

PUBLIKUAR

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot, ku një nxënës 15-vjeçar në Ferizaj ka vdekur pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike.

Nga policia e Kosovës, për Gazetën Express kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka njoftuar se, sipas mjekut, viktima kishte arritur pa shenja jete në Qendrën Emergjente në këtë komunë.

‘’Sipas mjekut kujdestar, viktima në Qendrën Emergjente në Ferizaj ka arritur pa shenja jete. Për këtë, ai ka lëshuar raport me shkrim, në të cilin konstatohet se viktima kishte pësuar arrest kardiak dhe është rekomanduar që trupi të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e autopsisë.

Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore.

Me vendim të tij është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është urdhëruar të dërgohet për autopsi në IML-Prishtinë’’, ka njoftuar Policia.

SHIKO MË SHUMË

KRU paralajmëron ndërprerje të ujit në disa zona të Prishtinës për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ka njoftuar se një operator ekonomik do të zhvillojë punime...

Djali i Kadri Veselit pas protestës: Nuk e kemi humbur besimin te bota perëndimore, tek drejtësia e tyre

Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-pjesëtarit të UÇK-së, Kadri Veseli, ka...

“Më ka thirrë edhe dje, mirë po ndjehet” – Vëllai i Jakup Krasniqit, përkundër se në moshë të shtyrë i bashkohet protestës

Sot është duke u zhvilluar protesta në Prishtinë, e thirrur nga OVL-UÇK, kundër vendimit...