Vazhdon të rritet numri i rasteve me Covid-19 te Barcelona

PUBLIKUAR

Barcelona ka njoftuar edhe për dy raste të reja me koronavirus në skuadër, në prag të ndeshjes së 1/16 në Kupën e Mbretit kundër Linares të mërkurën.

Pedri dhe Ferras Torres kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus, duke iu bashkuar një liste të gjatë të të prekurve me virus në Camp Nou, raporton Gazeta Express.

Derisa Pedri i bashkohet listës së mungesave të shumta të trajnerit Xavi, Torresit nuk i lejohet të luajë gjithsesi, pasi ai ende nuk është i regjistruar si lojtar i ekipit të parë të Barçës.

Hiç më pak se 10 lojtarë munguan në fitoren e Barçës 1:0 kundër Real Mallorcas të dielën, si pasojë e infektimit me koronavirus, ndërsa gjashtë të tjerë shkaku i lëndimeve dhe pezullimeve.

Xavit iu desh të thërriste lojtarë nga akademia e klubit për atë ndeshje.

Pas takimit me Linares, Barcelona do të udhëtojë drejt Granadas për ndeshjen e radhës në La Liga të shtunën më 8 janar./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...