Vazhdon drama: Djokovicit mund t’i ndalohet hyrja në Australi

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me riga shiu

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se të enjten në Kosovë do të mbajë mot...

Bastisje në Lipjan e Prishtinë, arrestohen dy persona – i treti në arrati

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar S. T. (48) dhe A. T. (21),...

Tenistit serb Novak Djokovici mund t’i ndalohet hyrja në Australi për ta mbrojtur kurorën e Australian Open, edhe pse mori leje për të garuar pa qenë i vaksinuar.

Ndaj Djokovicit është duke u bërë thirrje e madhe për të shpjeguar vetë se si ia arriti ta marrë pëlqimin për t’u futur në Australi për të garuar në grand slamin e parë të vitit, pa treguar nëse është i vaksinuar apo jo, raporton Gazeta Express.

Për të marrë pjesë në këtë turne, të gjithë lojtarët dhe stafi i turneut janë të detyruar të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar apo se përbejnë përjashtim mjekësor nga vaksinimi.

Organizatori i turneut pretendon se tenisti serb nuk është trajtuar në mënyrë të veçantë.

Por australianët – shumë prej të cilëve ende nuk mund të udhëtojnë brenda shtetit apo në botë – i kanë kritikuar ashpër zyrtarët e turneut, politikanët e vendit dhe vetë Djokovicin.

Djokovici pritet të mbërrijë në Australi sot gjatë ditës përmes një fluturimi privat nga Serbia.

Por Ministrja e Punëve të Brendshme i Australisë, Karen Andrews, ka paralajmëruar se autoritetet kufitare mund të ndërhyjnë për ta ndalur serbin.

“Çdo person që kërkon të futet në Australi duhet patjetër ta bëjë këtë në përputhje me rregullat tona të rrepta kufitare”, ka thënë ajo.

“Derisa Qeveria e Victorias dhe Tenis Australia mund t’ia lejojnë pjesëmarrjen në Australian Open një lojtari të pavaksinuar, Qeveria e Australisë është ajo që i bën rregullat në kufirin australian”, ka theksuar ajo.

Victoria, shtet në juglindje të Australisë, dhe zyrtarët e turneut në Melbourne ia pranuan kërkesën për përjashtim mjekësor nga vaksinimi Djokovicit.

Por as zyrtarët e as Djokovici nuk kanë treguar se mbi çfarë bazash mjekësore tenistit serb i lejohet të mos vaksinohet kundër koronavirusit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...