Valbon Krasniqi paralajmëron rritje të numrit të infektuarve me Omicron të rritet edhe më shumë

PUBLIKUAR

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka thënë se pret që të rritet edhe më shumë numri i personave të infektuar me variantin Omicron të COVID-19, raporton Gazeta Express.

I ftuar në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat Anti-COVID.

“Ne presim që të rriten edhe më tutje rastet me variantin Omicron, prandaj kanë qenë këto thirrjet tona të vazhdueshme për këta tre muaj sa i kishim të qetë, nga tetori, nëntori, dhjetori që ta shfrytëzojmë këtë moment të mirë dhe të vaksinohemi në numër më të madh”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se pandemisë do t’i vie fundi, por kjo do të varet nga ajo se sa do të vaksinohen qytetarët.

“Çështja varet nga shumë faktorë, varet nga vet virusi, se sa po arrin të mbijetojë në mesin e njerëzimit, pra të qarkullojë në botë dhe sa njerëzimi në përgjithësi është i përgatitur, qoftë edhe me vaksinimin masiv që ndodh gjithandej vendeve të botës, qoftë edhe me respektimin e masave të cilat e zvogëlojnë mundësinë e kalimit nga njerëzit në njerëz”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...