Vajza e Maradonës nuk lejohet brenda stadiumit të Napolit që mban emrin e babait të saj

PUBLIKUAR

Vajza e Diego Maradonës, Dalma, nuk është lejuar të futet brenda stadiumit të Napolit, i cili mban emrin e babait të saj, për ta xhiruar një dokumentar për legjendën argjentinase.

Maradona vdiq më 25 nëntor 2020 nga një sulm në zemër dhe Napoli i ka shprehur nderim të mëdha ish-sulmuesit të vet në mënyra të ndryshme, raporton Gazeta Express.

Gjiganti italian e ka emëruar stadiumin sipas tij dhe këtë sezon ka luajtur me fanella të frymëzuara nga numri i pavdekshëm 10.

E bija e tij, Dalma, mbërriti në Napoli nga Argjentina për ta xhiruar një dokumentar për fituesin e Kupës së Botës më 1986, por asaj i është ndaluar hyrja në stadium, sipas mediave italiane.

Komuna e Napolit s’i ka dhënë leje asaj për të xhiruar brenda stadiumit Diego Armando Maradona, i cili ditëve të enjte dhe të premte nuk pranon vizitorë, ndërsa në fundjavë nuk ka njerëz në dispozicion për ta shoqëruar Dalman brenda tij.

“Mua më duket e pamundur që nuk mund të futem në stadiumin që e mban emrin e babait tim”, tha Dalma Maradona për mediat italiane.

Sipas mediave italiane, ajo mund ta marrë lejen e kalimit më 22 dhjetor, por ajo e ka rezervuar biletën kthyese për në Argjentinë para asaj date. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...