Luftëtari, Salih Mustafa bashkë me shokët e tij në Hagë, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të veprimtares, Flora Brovina.
Në ceremoninë përkujtimore, vajza e Calit, Buna Mustafa foli për të.
“Babai, Cali, me shokët e tij në Hagë, duan të shprehin dhimbjen e tyre të thellë, për humbjen e bashkëveprimtares dhe bashkëluftëtares së tyre. Ngushëllojnë familjen dhe të gjithë shoqërinë. Përmes telefonatës, babi më obligoi ta ndaj me ju disa fjali. Fjalët e tij ‘bota duhet të dijë se kush ishte doktoreshë Flora. Ajo ishte shpirti i rezistencës. Krah i djathtë imi dhe Isa Kastratit. Ishte luftëtare e Guerilës. Flora ishte UÇK”, tha ajo.


