Universitetet publike kërkojnë të shndërrohen në organizata të pavarura buxhetore

PUBLIKUAR

Rektorët e Universiteteve Publike të Kosovës u takuan dje në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për të diskutuar rreth shndërrimit të tyre në organizata të pavarura buxhetore.

Nga ky takim mësohet se një kërkesë e tillë nuk ka marrë përgjigje akoma nga komisionet e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht nga Komisioni për
Buxhet, Punë dhe Transfere dhe Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Sport dhe Rini.

U vendos nga të gjitha palët që e njëjta kërkesë të dorëzohet përsëri

“Në këtë mbledhje u diskutua edhe për përgatitjet lidhur me organizimin e Konferencës së radhës, që do të mbahet më 4 mars 2022 në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, ku do të diskutohet për profilizimin e universiteteve publike. Rektorët e universiteteve publike gjithashtu u dakorduan që në qershor të vitit 2022 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren të organizohet edhe një mbledhje tjetër, ku do të diskutohet për qëndrueshmërinë financiare të universiteteve” thuhet në njoftimin e lëshuar nga Universiteti i Mitrovicës.

SHIKO MË SHUMË

Vrasja që tronditi Kosovën/ I jepet lamtumira e fundit, Arlinda Zekajt

Qindra qytetarët kanë marrë pjesë në varrimin e Arlinda Zekajt, gruas që u vra...

Krasniqi: Shoqëria jonë i ka faj sot djalit 12 vjeçar të Arlindës, që përfundoi në strehimore

Dardan Krasniqi, i ftuar në T7, në Kosova Live, ka komentuar rastin e vrasjes...

Kurti arrin në QKUK, merr pjesë në përurimin e Njësisë Koronare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK),...