United nuk e ka ndërmend ta shesë Pogbën

PUBLIKUAR

United do të insistojë ta mbajë Pogbën në ‘Old Trafford’.

Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës me Manchester Unitedin, që deri më tani ka refuzuar të rinovojë kontratën me djajtë e kuq.

Për këtë, është raportuar që për të mos e humbur me parametra zero, United mund ta shesë në janar.

Por, mediat britanike raportojnë se Manchesteri nuk e ka ndërmend ta lërë të largohet mesfushorin francez, i cili që nga korriku e ka në tavolinë ofertën për rinovimin e kontratës.

Pogba ende s’e ka thënë fjalën e fundit dhe United po e pret një përgjigje përfundimtare.

Reali dhe PSG janë skuadrat favorite për ta rrëmbyer mesfushorin, nuk përjashtohet as një rikthim në Juventus. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...