United këndellet falë paraqitjes së mirë të Cristiano Ronaldos

PUBLIKUAR

Manchester United është këndellur në Premierligë pas disa javëve negative.

Djajtë e Kuq arritën që të marrin fitore të madhe në udhëtim te Tottenham, duke triumfuar 3-0.

Ishte nata e Cristiano Ronaldos, i cili arriti të shënojë dhe asistojë në këtë mbrëmje.

United e gjeti golin e epërsisë në minutën e 39-të. CR7 i kaloi në epërsi “Djajtë e Kuq”.

Në pjesën e dytë, pak minuta pasi u anulua goli tjetër i Cristiano Ronaldos për pozicion jashtë loje, arriti të shënojë sulmuesi Edi Cavani.

Ai shënoi një gol të bukur në minutën e 65-të për 2-0, pasi mori një top të bukur nga Ronaldo.

Disa minuta më vonë, Solskjaer e nxori Ronaldon nga loja për të mos e lodhur më shumë, duke inkuadruar Marcus Rashfordin.

I etur për të luajtur dhe për të treguar vetën pas shumë muajve i dëmtuar, Rashford më në fund e gjeti edhe golin pas së paku dy ndeshjeve me radhë.

Ai shënoi golin përfundimtar në këtë takim, për 3-0 në minutën e 87-të.

Pas kësaj fitore, United është ngjitur në pozitën e pestë në renditjen e Premierligës, me 17 pikë të grumbulluara, tetë më pak se lideri, Chelsea. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...

Trimat Dardanë do të marrin sot rrugën drejt Bratisllavës, nesër i pret sfida jetike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për përballjen e nesërme me Sllovakinë, e...

“Ka kualitet”, Franco Foda për Zhegrovën: Është lojtar i rëndësishëm!

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda u paraqit në konferencë për media para...