United i kërkon Valverdes të ulet në stol deri në fund të sezonit

PUBLIKUAR

Ernesto Valverde është kandidati tjetër i mundshëm për t’u ulur në stolin e Manchester United.

Sipas “Guardian”, Manchester United ka nisur bisedimet me ish-trajnerin e Barcelonës për ta bindur atë të marrë postin e menaxherit të përkohshëm deri në fund të sezonit.

57-vjeçari, Ernesto Valverde, është i pa punë që nga janari i vitit 2020, kur u shkarkua nga Barcelona.

Sipas Jamie Jackson, gazetari i Guardian, John Murtough, drejtori sportiv i Manchester United ka folur me Ernesto Valverde për të udhëhequr përkohësisht ekipin.

Ole Gunnar Solskjaer u shkarkua pas humbjes 4-1 nga Watford fundjavën e kaluar dhe Djajtë e Kuq janë në kërkim të dikujt që do të marrë drejtimin e trajnerit të përkohshëm deri në fund të sezonit, pasi s’duan të nguten me projektin e ri.

Më pas, në fund të sezonit, mund të ulen në stol për një projekt të ri Mauricio Pochettino ose Zinedine Zidane. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...