Ulja e dënimit ndaj Edmond Lajçit, flet vëllai i Gjyljeta Ukellës: Drejtësia ishte kundër motrës sonë, na vranë për së gjalli

PUBLIKUAR

Ditën e sotme, Gjykata Supreme ka ndryshuar vendimin ndaj Edmond Lajçit, të dënuarit për vrasjen e gruas, nga burgim i përjetshëm në 30 vite.

Lidhur me këtë çështje, për T7, ka folur Shpat Ukella, vëllai i Gjyljeta Ukellës.

Ukella ka thënë se kanë vendosur që të mos ankohen për vendimin e supremes, dhe se, siç ka thënë ai, drejtësia ka qenë ‘’kundër motrës’’ së tyre.

‘’Me keqardhje ju njoftoj se ne si familje kemi vendos që të mos ankohemi më për vendimin dhe mos të dalim në media sepse drejtësia ishte kundër motrës sonë kështu që më fal shumë po kaq ishte nga ne’’, ka deklaruar ai.

Shpat Ukella, ka falënderuar edhe mediat për përkrahjen, duke shtuar se për ta, ‘’ky kapitull përfundon këtu’’.

‘’Po faleminderit shumë prej juve për përkrahje që na keni jep dhe mundin çdo herë po kështu e ka drejtësia e vendit tonë të vrajnë për se gjalli, për neve ky kapitull këtu përfundon’’, ka thënë ai, përcjell Gazeta Express.

SHIKO MË SHUMË

Hamza i përgjigjet VV’së pasi caktuan seancën më 9 shtator: E shkelën edhe afatin e tyre, nga sot PDK vepron në forma tjera

Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur sot në sallën e Kuvendit të Kosovës,...

Gjendet një person i vdekur në stacionin e autobusëve në Prishtinë

Dy persona gjenden të vdekur në 24 orët e fundit, njëri u gjet në...

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...