Ukrainasi që e çmontoi Joshuan ka dy fjalë për meçin Wilder-Fury

PUBLIKUAR

Më 9 tetor do të zhvillohet edhe meçi i tretë mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilder.

Meçi i fundit i takoi Furyt, i cili fitoi me nokaut teknik në raundin e shtatë, duke u treguar shumë më i mirë se Wilder, shkruan Gazeta Express.

Edhe pse Fury po konsiderohet favorit, kampioni i botës në boks që mposhti një javë më parë Joshuan, Oleksandr Usyk thotë se nuk duhet anashkaluar Wilder.

“Do të jetë një meç i mirë. Mos e anashkaloni Wilderin, pasi ai ka goditjen e nokautit. Do ta shoh patjetër dhe jam kurioz se kush do të fitojë”, u shpreh Usyk.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Boksieri ukrainas mposhti Anthony Joshuan duke fituar kështu tre titujt e botës.

Usyk fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke qenë më i mirë se Joshua pothuajse në të gjithë raundet.

Mes tyre pritet që të zhvillohet edhe meçi i revanshit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...