U refuzuan 21 amandemente të LDK-së, reagon Abdixhiku

PUBLIKUAR

Me 62 vota për, 36 kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka votuar buxhetin për vitin 2026

E pas kësaj ka reaguar lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku,  pasi që janë refuzuar 21 amendamentet të cilat partia që ai udhëheq i ka propozuar.

Abdixhiku ka thënë se me refuzimin e këtyre amendamenteve u refuzua zhvillimi, e ardhmja dhe interesi publik.

Reagimi i plotë i Abdixhikut:

21 amendamente të LDK-së për Buxhetin e Kosovës u refuzuan. Me to u refuzua zhvillimi. U refuzua e ardhmja. U refuzua interesi publik. Fundja nuk ishin të LDK-së, ishin të vetë Kosovës.

Ndër amendamentet më të rëndësishme që shumica vendosi t’i bllokojë ishin projekte jetike për qytetarët dhe shtetin. Refuzuan:

– Unazën e kryeqytetit

– Mësimin tërëditor në Kosovë

– Digjitalizimin e shëndetësisë

– Spitalin e Prishtinës

– Digjitalizimin e të gjitha shkollave

– Memorialin e Kosharës e Muzeun e Lubeniqit.

Ky nuk ishte refuzim teknik. Ishte refuzim politik i vizionit, i zhvillimit dhe i përgjegjësisë shtetërore. Dhe për këtë ndjejmë vetëm keqardhje.

Keqardhje që fëmijëve u mohohet mësimi tërëditor si çdo fëmije tjetër në Evropë. Keqardhje që pacientëve u mohohet shërbimi dinjitoz e modern me shekullin e sotëm. Keqardhje që kryeqytetit i mohohet zhvillimi; i mbahet kaosi e ngufatja. Keqardhje që historia trajtohet pa ndjeshmëri; Kosharen e Lubeniqin e përdorin vetëm për vizita fotografike.

LDK-ja do të vazhdojë të avokojë dhe të shtyjë përpara projekte të jetës reale, të ekonomisë reale dhe të vizionit zhvillimor të vendit tonë.

SHIKO MË SHUMË

Gjykata e Pejës e liron Akil Gjakovën nga akuza për veprën “dhunë në familje”

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj gjudistit kosovar,...

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Prishtinë-Gjilan: Janë lënduar tre persona

Tre persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve në...

PDK i tërheq amandamentet e propozuara, Tahiri: Nuk e votojmë Buxhetin 2026

Shefi i GP të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se amandamentet e propozuara në...